image Ia lidhën duart dhe i kërkonin paratë - Si tentuan ta vjedhin depon Madekos në Fushë Kosovë 4 të maskuar

Siguri

Ia lidhën duart dhe i kërkonin paratë – Si tentuan ta vjedhin depon Madekos në Fushë Kosovë 4 të maskuar

news image

Hajnat nëpër qytetet e Kosovës po shtohen, pasiguria po rritet e dëmet e bizneseve e shtëpive po del të jenë të mëdha. Por jo në të gjitha rastet, hajnat arrijnë ta përfundojnë “misionin me sukses”.

Një vjedhje e rëndë në tentativë është raportuar pas mesnate në Fushë Kosovë, ku katër persona të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda një depoje të pajisjeve mjekësore.

Sinjali mëson nga burimet brenda Policisë se bëhet fjalë për depon farmaceutike Madekos Medical.

Ky rast sipas burimeve të Sinjalit u raportua nga një person, punëtor i kësaj depoje i cili deklaroi në Polici se katër personat e maskuar kërkonin nga ai që t’ju tregonte se ku gjendeshin paratë.

Derisa i njëjti ka refuzuar t’u jap një informacion të tillë, njëri nga katër personat e dyshuar ia kishte lidhur duart.

Por ndonëse u ‘munduan’ me të gjitha forcat, ata nuk arritën të vjedhin asgjë.

Katër personat e maskuar sipas burimeve të Sinjalit kishin ikur nga vendi i ngjarjes, në një drejtim të panjohur.

Lidhur me këtë ngjarje është hapur rasti si “vjedhje e rëndë në tentativë”.

/GazetaSinjali/