image Ia grabisin çantën nga dora, me dokumente e qindra euro në të në Ferizaj

Siguri

Ia grabisin çantën nga dora, me dokumente e qindra euro në të në Ferizaj

news image

Niveli i lartë i kriminalitetit dhe rrezikut për të qenë viktimë e krimit shihet sidomos atëherë kur nuk ndjen siguri as për të dalë në rrugë, pa e mbajtur çantën afër vetes, pa e kontrolluar qindra herë shtëpinë apo veturën, nëse e ke lënë hapur, sepse rrezikshmëria në Kosovë është rritur ndjeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se një rast i vjedhjes grabitçare ka ndodhur para dy ditësh në rrugën Dimitrije Tucovic, në Ferizaj.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, një grua kishte raportuar se një person i panjohur i kishte grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 370 euro para të gatshme.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë, Policia ende nuk ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin dhe hetimet po vazhdojnë. /GazetaSinjali/