image Ia dogji me cigare hundën, dorën e gjoksin gruas, paraburgim për ferizajasin

Siguri

Ia dogji me cigare hundën, dorën e gjoksin gruas, paraburgim për ferizajasin

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të S.B., si i dyshuar për dhunë në familje, shkruan Sinjali.

Sipas Gjykatës “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 04.08.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje i shkakton lëndim trupor të dëmtuarës-bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale e godet me grushta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke e shtypur me gishta në të dy duart si dhe gjithashtu para dy apo tri ditëve e ka goditur me grushta në kokë dhe e ka djegur me cigare në dorën e majtë, hundë dhe në gjoks, me ç’rast e dëmtuara kishte pësuar lëndime trupore, për të cilat lëndime posedon raport mjekësor nga Qendra Emergjente në Ferizaj.”

Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

/GazetaSinjali/