image I vrau me nga dy plumba në kokë, por Policia gjeti se Valdete Bllaca përdori më shumë plumba në tragjedinë në Gjilan

Kosovë

Detaje/ I vrau me nga dy plumba në kokë, por Policia gjeti se Valdete Bllaca përdori më shumë plumba në tragjedinë në Gjilan

news image

Dy ditë më parë, policja Valdete Bllaca nga Gjilani vrau prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas veten, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e veta se në shtëpinë ku ndodhi vrasja u gjetën dhe u sekuestruan 17 gëzhoja të plumbave të armës Glock 19, me të cilët është kryer krimi. Anipse, ajo i kishte qëlluar ata dhe veten me nga dy plumba në kokë.

Burime të njëjta kanë bërë të ditur se, me këtë rast janë përdorur dy karikatorët.

Gazeta Sinjali kishte raportuar se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit.

Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë vrarë në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua për vdekje në një dhomë tjetër.

Gazeta Sinjali raportoi gjithashtu se pasi i vrau të gjithë anëtarët e familjes, dyshohet se policja qëndroi rreth 3-4 orë mes kufomash.

Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca kishte dalë në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe dajën e saj që kishin shkuar për vizitë.

Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe daja i saj dëgjuan dy krisma kur Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Trupi i pajetë i saj u gjetë në koridorin e shtëpisë, pranë të cilit u gjetë edhe arma me të cilën ajo ekzekutoi katër anëtarët e familjes dhe në fund veten. /Gazeta Sinjali/