image I vidhet pasaporta gjermane një qytetarit në Prishtinë

Siguri

I vidhet pasaporta gjermane një qytetarit në Prishtinë

news image

Një qytetar ka qenë cak i hajnave dje në Prishtinë.

Burime brenda prokurorisë i kanë thënë Gazetës Sinjali se ai e ka parkuar veturën e tij në rrugën “Jetullah Islami” në kryeqytet, por kur është kthyer e ka parë se i është dëmtuar xhami i veturës.

Ai u ka thënë hetuesve policorë se dikush ia ka vjedhur një çantë, në të cilën e kishte pasur edhe pasaportën gjermane.

Sinjali mëson se rasti është hapur si “Dokument i vjedhur” dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e tij./GazetaSinjali/