image I vidhet kuleta me 11 mijë e 400 euro në Ferizaj

Siguri

I vidhet kuleta me 11 mijë e 400 euro në Ferizaj

news image

Një person ka raportuar në polici se dikush ia ka vjedhur kuletën në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, në të cilën kishte mijëra euro, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se ankuesi ka deklaruar se kuleta i është vjedhur nga xhepi.

Në këtë kuletë ai ka thënë se i ka pasur dokumentet personale dhe 11 mijë e 400 euro para të gatshme.

Sinjali mëson se deri tani nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar për këtë rast, të cilin prokurori e ka cilësuar si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/