image I veshur me uniformë ushtarake, zbulohet vendndodhja e presidentit të Ukrainës

Botë

I veshur me uniformë ushtarake, zbulohet vendndodhja e presidentit të Ukrainës

news image

Presioni rus ndaj Ukrainës sa vjen e shtohet. Kjo ka bërë që presidenti i Ukrainës Zelensky të heqë kostumin e politikanit dhe të vendosë atë të ushtarakut.

Top Channel ka siguruar një fotografi, e cila tregon presidentin Zelensky në një bazë ushtarake, ku është takuar me një grup ushtarësh duke folur për situatën dhe duke pirë çaj.

Presidenti ka veshur uniformë ushtarake dhe një antiplumb.

Pas disa sulmeve sot me artileri në rajonin e Donbas, kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Moska në Stanytsya Luhanska, pritet një natë e gjatë dhe plot tension.

Ka frikë për një sulm të mundshëm ajror gjatë natës, edhe pse Moska flet për tërheqje të trupave.

/GazetaSinjali/