image I vdiq gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë mërgimtarin në Gjermani me ndihmën e tyre

Diasporë

I vdiq gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë mërgimtarin në Gjermani me ndihmën e tyre

news image

Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller në Gjermani, kanë filluar një fushatë ndihme për kolegun kosovar, i cili ka përjetuar një tragjedi të rëndë familjare nga koronavirusi.

I riu nga Kosova (që këtu nuk i jepet emri, v.j.) humbi gruan disa javë më parë dhe mbeti i vetëm me një foshnjë të porsalindur.

Fatkeqësia filloi në fillim të vitit kur të dy prindërit u infektuan me COVID-19, raporton albinfo.ch.

Odenwäller u ka bërë thirrje punëtorëve që kushdo që dëshiron të ndihmojë mund t’i dhurojë ditë pushimi babait të ri.

Ai (kosovari) më pas mund të vendosë vetë nëse do t`i marrë ato si ditë pushimi apo të kthyera në para.

“Ne jemi një biznes familjar, unë vetë kam tre fëmijë të vegjël”, shpjegon Lukas Odenwäller.

“Kompania ka një përgjegjësi sociale për punonjësit e saj”, shprehet ai./Gazeta Sinjali/