image I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi të dyshuarës për vrasjen e motrës së saj në Fushë-Kosovë - Sinjali

I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi të dyshuarës për vrasjen e motrës së saj në Fushë-Kosovë

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të këtij rajoni, ia ka vazhduar masën e paraburgimit F.S., të dyshuarës për vrasjen e motrës së saj, më 9 maj të këtij viti, në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, e cila tha se masa e paraburgimit të dyshuarës për “Vrasje të rëndë”, i është vazhduar edhe për dy muaj të tjerë.

F.S. dyshohet se më 9 maj të vitit 2021, rreth orës 11:30, në shtëpinë familjare në Fushë-Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privojë nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin