image I tregoi Rusisë sekretet ushtarake të Gjermanisë, arrestohet ish-oficeri

Botë

I tregoi Rusisë sekretet ushtarake të Gjermanisë, arrestohet ish-oficeri

news image

Gjermania ka paditur një ish-oficer të forcave rezerviste me akuzën se ka kryer spiunazh për Rusinë. Prokuroria e Përgjithshme e Gjermanisë tha në një deklaratë se Ralph G. U ka dhënë agjentëve rusë “dokumente dhe informacione të shumta” rreth ushtrisë gjermane nga tetori 2014 deri në mars 2020.

Ai akuzohet gjithashtu se ka dhënë informacione mbi impaktin që kishin në kompanitë gjermane sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Ukrainë në vitin 2014.

Ushtaraku, i cili ishte gjithashtu anëtar në disa komitete ekonomike, u ka dhënë rusëve edhe informacion rreth gazsjellësit të shumëdiskutuar “Nord Stream 2”, përmes të cilit Rusia do të dërgonte sasi të konsiderueshme gazi në Gjermani, por që u pezullua pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, shkruan a2cnn.

Prokuroria gjermane tha se Ralph G. U ka dhënë agjentëve rusë informacione për forcat rezerviste të Gjermanisë dhe mbrojtjen civile. Përmes tij, shërbimi sekret i Rusisë ka marrë edhe kontakte dhe detaje personale të oficerëve të lartë gjermanë dhe drejtues të kompanive të rëndësishme në vend. I dyshuari akuzohet edhe se ka ndihmuar rusët që të kuptojnë më mirë politikat amerikane të mbrojtjes me partnerët e NATO-s.

/GazetaSinjali/