image I thotë se është polic dhe e rrahë pa asnjë arsye qytetarin në Prishtinë

Siguri

I thotë se është polic dhe e rrahë pa asnjë arsye qytetarin në Prishtinë

news image

Një qytetar është paraqitur në polici për të denoncuar një person i cili e ka sulmuar fizikisht dje rreth orës 15:00 në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se para se ta sulmonte, i dyshuari i është prezantuar rrejshëm qytetarit si polic.

Për shkak të lëndimeve trupore, qytetari ka pranuar tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/