image I theu telefonin tifozit, a do të dënohet Ronaldo?

Futboll

I theu telefonin tifozit, a do të dënohet Ronaldo?

news image

Cristiano Ronaldo doli nga kontrolli pas një humbje të Manchester United në ndeshjen kundër Evertonit, me superyllin portugez të kapur në kamera duke i hequr një telefon nga dora një mbështetësi të Evertonit, transmeton Sinjali Sport.

Incidenti në fjalë ndodhi në fund të një humbjeje 1-0 për ‘Djajtë e Kuq’ në Goodison Park.

Pra, çfarë ndodhi saktësisht dhe a do të dënohet ylli portugez për veprimet e tij? Mediumi britanik, Goal ka hedhur një vështrim rreth kësaj se a do të mund të sanksionohet portugezi..

Ronaldo u duk se rrëzoi telefonin e një tifozi 14-vjeçar në tokë kur po largohej nga fusha.

Federata Angleze e Futbollit dhe Policia e Merseyside kanë njoftuar se po shqyrtojnë incidentin, gjë që sugjeron se Ronaldo mund të përballet ende me dënim për veprimet e tij.

FA i ka thënë The Athletic: “Ne jemi të vetëdijshëm për incidentin dhe do të kërkojmë vëzhgime për këtë çështje nga të dy klubet dhe lojtari i përfshirë”.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Policia e Merseyside thuhej: “Ndërsa lojtarët po largoheshin nga fusha në orën 14:30, u raportua se një djalë u sulmua nga një prej ekipeve mysafire teksa po largoheshin nga fusha.

“Hetimet janë duke u zhvilluar dhe oficerët aktualisht po punojnë me Everton për të shqyrtuar pamjet e CCTV dhe po kryejnë hetime të gjera të dëshmitarëve për të përcaktuar nëse ka ndodhur një shkelje”.

Burimet e klubit nuk konfirmuan nëse do të merrnin masa disiplinore dhe çdo vendim për këtë çështje do të merret nga brenda dhe do të trajtohet si ‘çështje private’.

Nëna e fëmijës në fjalë ka pretenduar se veprimet e Ronaldos lanë djalin e saj, i cili vuan nga autizmi dhe dispraksia, me dorë të mavijosur.

Sarah Kelly ka thënë për Liverpool Echo: “(Djali im) filmoi të gjithë lojtarët e United duke kaluar. Dhe më pas ai uli telefonin e tij sepse Ronaldo e kishte tërhequr çorapin dhe i kishte gjakosur nga këmba. Ai uli telefonin për të parë se çfarë ishte – as nuk foli.

“Ronaldo më pas kaloi pranë, me një temperament të tmerrshëm dhe ia theu telefonin nga dora djalit tim dhe vazhdoi të ecte.

“Unë do ta kuptoja nëse Jake e tundte atë në fytyrë, por ai nuk ishte afër fytyrës së tij, ishte poshtë në dysheme për të kontrolluar dëmtimin e tij. Ai është një djalë autik dhe është sulmuar nga një futbollist, kështu e shoh unë si nënë“, ka deklarauar nëna e tij.

Ndërkohë pas kësaj, portugezi ka kërkuar falje në rrjetet sociale, duke e ftuar tifozin që ta shikojë një ndeshje në Old Trafford.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.

“Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, kishte shkruar portugezi.

/GazetaSinjaliSport/