image I shpëtoi aksionit të policisë, ja ku ndodhet Zhelko Bojiq

Kosovë

Detaje/ I shpëtoi aksionit të policisë, ja ku ndodhet Zhelko Bojiq

news image

Policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit, ka dështuar të arrestojë personin kryesor të kërkuar, shefin e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Bëhet e ditur se ai ndodhet për pushime në qytetin e Budvas në Mal të Zi, dhe sipas burimeve nuk ka qenë në dijeni rreth vendimit për t’u arrestuar.

Ndryshe, forcat policore gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kanë arrestuar djalin e tij, V.B., si dhe hetuesin policor Rade Basara.

Djali i Bojiq është arrestuar në zyrat e autolarjes së tij në Rudare të Komunës së Zveqanit, ndërsa në posedim i janë gjetur një pistoletë dhe municion

/Gazeta Sinjali/