image I rrokulliset traktori me dru, lëndohen dy persona në Vushtrri

Siguri

I rrokulliset traktori me dru, lëndohen dy persona në Vushtrri

news image

Gazeta Sinjali mëson se në pasditen e djeshme, në fshatin Skoqne të Vushtrrisë, një person përderisa ishte duke e ngasur traktorin me dru, traktori i është rrokullisur dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore dy persona të tjerë.

Sipas sinjalizuesve, të cilët kishin qenë dëshmitarë okularë, viktimat ishin dërguar për tretman mjekësor, ku njëri prej tyre kishte marrë lëndime më të lehta dhe ishte lëshuar për në shtëpi, ndërsa tjetri është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.

Megjithëse, hetimet lidhur me rastin janë iniciuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, burime brenda policisë për Gazetën Sinjali bëjnë të ditur se ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

/Gazeta Sinjali/