image Humb jetën një person në Prizren pasi rrokulliset me traktor

Siguri

Humb jetën një person në Prizren pasi rrokulliset me traktor

news image

Një person gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në Prizren, pasi që ishte rrokullisur me traktor raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, i ndjeri, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pasi që në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është nën hetime.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme rreth orës 16:00, në Prizren. /GazetaSinjali/