image Rrokulliset vetura në Klinë, lëndohet një person

Siguri

Rrokulliset vetura në Klinë, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dollc të Klinës, ku një veturë është rrokullisur, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e kësaj rrokullisje vozitësi i automjetit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka njoftuar se vetura është rrokullisur për shkak se e njëjta është shmangur nga goditja e automjetit që e ka pasur përballë.

Gashi ka shtuar se nga ky aksident ka edhe dëme materiale.

/Gazeta Sinjali/