image I riu në Prishtinë u hyn dajak prindërve, u nervozua pse i thanë t’ia ndal zërin muzikës

Siguri

I riu në Prishtinë u hyn dajak prindërve, u nervozua pse i thanë t’ia ndal zërin muzikës

news image

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë janë në rritje. Krahas vajzave e grave që përjetojnë dhunë psikike e fizike  kryesisht nga bashkëshortët e tyre, shpesh herë në telashe përfshihen edhe prindërit, të cilët e pësojnë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Mbrëmë pak para mesnatës ka plasur sherri në një familje në rrugën ‘Aleks Buda’ në Prishtinë, ku një djalë dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije edhe motivet banale që shtynë të riun të bëjë këtë veprim, i cili përpos që u rrah me babain e tij, ka rrahur keq edhe nënën.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pas kërkesës së nënës të të dyshuarit që t’ia ulë pak zërin muzikës që po dëgjonte. Kjo ka nervozuar tej mase 19-vjeçarin, i cili përpos që rrahu prindërit, u nis që të marrë edhe një thikë kuzhine me të cilën dyshohet se deshi t’i sulmojë ata.

Përballë kësaj situate, nëna dhe babai i të dyshuarit janë detyruar që të kërkojnë ndihmën e Policisë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar. Para se të dërgohet në stacion policor për intervistim, ai ka marrë ndihmë mjekësore për shkak se kishte pësuar lëndime trupore gjatë aktit të dhunshëm.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/