Mario Balotelli e ka marrë me shumë qetësi njoftimin e Roberto Mancinit se ai është thirrur në Kombëtaren e Italisë pas plot tri viteve mungese.
Sulmuesi 31-vjeçar, i cili luan për Adana Demirspor në Turqi, për herë të fundit luajti për Italinë në shtator të vitit 2018, në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Polonisë.
Mancini e thirri Balotellin për kampin stërvitor të Italisë që do të mbahet në Coverciano këtë javë.
Duke folur pas ftesës që e mori, Balotelli u duk shumë i qetë.
“Jam mirë dhe jam në humor të mirë. Duhet të jetë e natyrshme të luash për ekipin kombëtar në moshën 31-vjeçare”, tha Balotelli.
“Shpresoj që Italia do të kualifikohet në Kupën e Botës, sepse e meriton”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali Sporti/