image I prodhonin në Shqipëri, Bullgari dhe Tunizi dhe i shisnin me etiketën “Made in Italy”, zbulohet mashtrimi i rrjetit ndërkombëtar

Evropë

I prodhonin në Shqipëri, Bullgari dhe Tunizi dhe i shisnin me etiketën “Made in Italy”, zbulohet mashtrimi i rrjetit ndërkombëtar

news image

Guarda di Finanza ka zbuluar skemën e mashtrimit të rrjetit ndërkombëtar që ka mashtruar qytetarët duke pretenduar se veshjet që shiste prodhoheshin në Italy.

Sigurisht në këtë organizatë nuk kishin si të mungonin dhe shqiptarët.

Siç raportojnë mediet italiane bëhet fjalë për një skemë mashtrimi prej rreth 8 mln eurosh, me një total prej 75 mijë veshjesh që dilnin në treg me etiketë “Made in Italy”. Mësohet se grupi përbëhej nga shtetas shqiptarë, bullgarë dhe tunizianë.

Veshjet prodhoheshin dhe paketoheshin në Bullgari, Shqipëri dhe Tunizi, për t’i importuar më pas në Itali nga kompania me qendër në Brescia.

Hetimet e autoriteteve italiane bën të mundur konstatimin se fazat e përpunimit, prodhimit dhe paketimit të veshjeve të etiketuara “Made in Italy” ndodhte ekskluzivisht jashtë vendit.

Për pasojë Guarda di Finanza sekuestroi 75 mijë veshje me etiketë false “Made in Itali” në Venezia, ndërsa janë janë sekuestruar mbi 400 biznese në Itali që bashkëpunonin me bandën ndërkombëtare.

Policia italiane po punon për kapjen e bandës ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/