image I preu hundën dhe buzët babait të tij, arrestohet ish-ushtaraku pas luftës me policinë

Botë

I preu hundën dhe buzët babait të tij, arrestohet ish-ushtaraku pas luftës me policinë

news image

Një ish-ushtarak ukrainas i ka prerë hundën dhe buzët babait të tij dhe ka luftuar me policinë të cilët shkuan ta arrestonin.

Babai i 36 vjeçarit kishte arritur të largohej nga shtëpia, për ta lajmëruar policinë.

Mirëpo, policia në vendin e ngjarjes u përballë me gjuajtje të shumta me armë nga i dyshuari, i cili pastaj edhe u dorëzua.

Babai 55 vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pas incidentit të rëndë në fshatin Domanevka në rajonin Mykolaiv.

Policia ukrainase tha se shtëpia e tij ishte e mbushur me eksplozivë të kontrolluar me valë radio, me armë të ndryshme, bomba, detonatorë, municione dhe veshje luftarake.

/Gazeta Sinjali/