Përleshja mes disa personave që përfundoi me dy të lënduar, njëri prej të cilëve u dërgua për shërim në QKUK, për shkak të plagëve të marra nga mjeti i mprehtë – thika, kishte nisur për shkak të një mosmarrëveshje.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia me ç’rast ka arrestuar gjashtë persona, njëri prej tyre i mitur.
“Me vendim të prokurorit, pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, njofton sot policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Gjon Nikollë Kazazi, Gjakovë 17.07.2020 – 13:30. Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, ku në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy mjete të mprehta. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.
Gazeta Sinjali mbrëmë ka publikuar pamje ekskluzive nga përleshja që tronditi qytetarët e Gjakovës.
Duke klikuar linkun e lajmit më poshtë mund t’i shihni këto pamje. /Gazeta Sinjali/