image Kaos, xhamat u thyen me karrige - Pamje nga plagosja e sotme në Gjakovë

Siguri

Kaos, xhamat u thyen me karrige – Pamje nga plagosja e sotme në Gjakovë

news image

Dy persona janë therur me thikë gjatë një përleshje, mesditën e sotme rreth orës 13:30, në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të plagëve të marra, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme raportoi se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime të rënda trupore, e tjetri është dërguar në spital nga qytetarët që ishin prezent në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, tha se janë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast, përderisa policia po punon në marrjen e informacioneve shtesë për të zbuluar nëse në rast janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë videon nga vendi i ngjarjes./Gazeta Sinjali/