Gazeta Sinjali ka raportuar për një tentim grabitje në Prizren, ku ka mbetur një person i plagosur.
Ndërsa nga policia në Prizren kanë thënë se personi i plagosur është pronari i argjendarisë ku tre të dyshuar kanë tentuar të kryejnë grabitje.
“Është një grabitje në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Tre persona të dyshuar të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari, ku ka mbetur i plagosur njëri nga pronarët, por është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga policia.