image I “mori” të dashurin, Bella nuk e ka falur ende Selena Gomez!

Showbiz/ I “mori” të dashurin, Bella nuk e ka falur ende Selena Gomez!

news image

Selena Gomez me të vërtetë që u përpoq ta rregullonte marrëdhënien me Bella Hadid, që kur u lidh me ish-të dashurin e modeles 23 vjeçare The Weeknd, 2 vite më parë.

Pasi e ribëri “follow” në Instagram, këngëtarja e “Lose you to love me” tentoi edhe një herë për t’u bërë mikeshë me motrën e Gigi, duke i komentuar në një foto “mahnitëse”.

Por duket se Bella nuk e ka falur ende Gomez! Ajo nuk i ka kthyer koment, madje e fshiu postimin, e as nuk ja ka kthyer “follow”.

Kjo nuk ka mbetur pa u vënë re nga fansat e Selenës, të cilët kanë ripublikuar foton e Hadid me përshkrimin që i drejtohej pikërisht asaj: “Ajo thjesht do të mbështesë femrat. Ti thjesht nuk di të reagosh mirë”.

Pas kësaj, ylli “Wolves” komentoi: “Kjo ta shpif”, së bashku me një emoji me fytyrë duke qarë. /Gazeta Sinjali/