image I mituri përdor sprej në oborr të shkollës, ndalohet nga Policia

Kosovë

Pejë/ I mituri përdor sprej në oborr të shkollës, ndalohet nga Policia

news image

Një i mitur është shoqëruar për në stacionin policor në Pejë dje në mesditë, pasi kishte përdorur një sprej në hyrje të oborrit të shkollër.

Policia që ka dalë në vend të ngjarjes ka konfiskuar sprejn dhe e ka marrë për intervistim të miturin, shkruan Gazeta Sinjali.

Me vendim të prokurorit, i mituri pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta Sinjali/