image “I mbylla gojën me duart e mia”, dëshmia e grekut që vrau gruan e tij 20-vjeçare

Rajon

“I mbylla gojën me duart e mia”, dëshmia e grekut që vrau gruan e tij 20-vjeçare

news image

Charalambos Anagnostopoulos, piloti 32-vjeçar në Greqi, ka pranuar vrasjen e gruas së tij Karolina 20 vjeç. Krimi i rëndë ndodhi më 11 Maj në banesën e çiftit.

32-vjeçari u arrestua sot pas mesditës. Ndërsa së fundmi, Policia greke ka postuar në Twitter një reagim zyrtar ku njofton se ngjarja u zbardh, 32-vjeçari ka pranuar vrasjen e gruas së tij.

Rrëfimi

Pas më shumë se 8 orësh marrje në pyetje, ai rrëfeu para hetuesve se është vrasësi i gruas së tij, me të cilën ka një vajzë 1 vjeç. Krimi, tha ai, ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin si çift.

“Mbrëmjen e 11 Majit kemi pasur një sherr tjetër. Ajo më nxori nga shtrati dhe e pashë që po largohej për ta vendosur foshnjën në djep. M’u errësuan sytë dhe ndërsa ajo ishte duke bërtitur, shkova dhe i mbylla gojën me duart e mia. Kur kuptova që kishte vdekur, u përpoqa të mbuloja ngjarjen sepse është edhe një foshnje 11-muajshe. Nuk kisha asnjë bashkëpunëtor, gjithçka e bëra vetë dhe u mundova ta bëja sa më të besueshme”.

Pas 8 orësh marrje në pyetje, piloti 32-vjeçar pranoi të gjithë krimin pasi u detyrua për shkak të provave që hetuesit grekë i vunë në dispozicion.

Kanë qenë dy oficerë të policisë greke që qëndruan për plot 8 orë në dhomën e marrjes në pyetje duke bërë që 32-vjeçari “të thyhej” dhe të pranonte krimin e tmerrshëm.

Ai tha se kishte frikë që 20-vjeçarja do ta linte dhe se martesa e tyre nuk po funksiononte. Provat e policisë greke ishin të pakundërshtueshme. Babis Anagnostopoulos kishte ngritur alibinë se gruaja e tij u vra nga grabitësit që hynë në shtëpinë e tyre.

Sipas dëshmisë që kishte dhënë në fillim, ai ishte lidhur nga autorët dhe kishte humbur ndjenjat. Kur ishte përmendur kishte parë gruan të vdekur dhe pranë trupit të saj qëndronte zgjuar foshnja e tyre 11-muajshe.

Madje ai kishte thënë se njëri prej grabitësve ishte shqiptar, sepse e kishte dëgjuar të fliste gjuhën shqipe.

Por e gjithë kjo ka qenë një sajesë e tij. Nuk ka pasur asnjë grabitje. Vetë ai rrëfeu vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare me origjinë britanike./Gazeta Sinjali/