image I mbijetuari: Pasi shpëtova doja ta takoja ekipin grek, por s'më la doktori

Rajon

Shqipëri/ I mbijetuari: Pasi shpëtova doja ta takoja ekipin grek, por s’më la doktori

news image

Klajdi Qato është nga personat që i mbijetoi tragjedisë së 26 nëntorit, ku humbën jetën jetën 51 persona dhe mbi 900 u plagosën.

Për “Open” 24-vjeçari ka rrëfyer momentet e ferrit pas tërmetit, ku qëndroi 21 orë nën gërmadha, deri sa u shpëtua nga ekipet e kërkim shpëtimit.

“Në momentin që rashe isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mu afruan ekipet që pastaj edhe me shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty. Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat. Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdes”, tha Klajdi.