image "I kërkonte nga unë 50 mijë euro pse punoja në pronën e tij..." - Detaje nga rasti në Prishtinë

Siguri

“I kërkonte nga unë 50 mijë euro pse punoja në pronën e tij…” – Detaje nga rasti në Prishtinë

news image

Punimet e ndërtimet në prona shpeshherë janë bërë mollë sherri për shumë përleshje e incidente të ndryshme që ndodhin në Kosovë.

Kështu, dje në rrugën “Vedat Kokna” në kryeqytet, një person i ka kërkuar një personit tjetër 50 mijë euro, vetëm pse ky i fundit po kryente punime në pronën e tij.

Këtë ngjarje e ka denoncuar në Polici viktima e rastit dhe ka deklaruar se ky person i dyshuar i kërkonte këtë shumë të hollash.

Rasti është iniciuar në Polici si “Detyrim”, ndërsa dy palët janë intervistuar.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast. /GazetaSinjali/