Policia e Kosovës mbrëmë në Prishtinë ka arrestuar një person të mitur, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një kondukter, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njofton policia, i dyshuari i mitur përderisa ishte duke hyrë në autobus, kondukteri kishte kërkuar nga ai që për të hyrë duhet ta vendos maskën por i mituri në vend se ta vendos maskën e ka sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma.
Si pasojë e lëndimeve që viktima kishte marrë, ai më pas ka pranuar tretman mjekësor.
Të miturit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë gjatë mbrëmjes të së shtunës rreth orës 21:48 /GazetaSinjali/