image I kërkoi Amerikës të mos përzihet në punët e Kosovës, përkrahësi i Kurtit në SHBA i bie pishman, i fshin postimet

Politikë

I kërkoi Amerikës të mos përzihet në punët e Kosovës, përkrahësi i Kurtit në SHBA i bie pishman, i fshin postimet

news image

Shqiptari Admir Molla, i cili jeton në New York e me të cilin kryeministri Albin Kurti kishte biseduar për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka thënë Ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Por nuk shkoi shumë kur ai e fshiu postimet e tij nga rrjeti social Twitter.

Kërkesën që të mos përzihet në punët e Kosovës ai ia bëri Kosnettit pasi ky i fundit tha se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin.

“Amerikanë s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borgjlike? Jo.”, ka shkruar Molla.

Ambasadori Kosnett, para disa ditësh tha se SHBA-ja beson që Kosova e ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti.

/GazetaSinjali/