Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se sot rreth orës 12:30 ka ndodhur një plagosje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.
Nga gjuajtja me armë zjarri mbeti i plagosur në të dyja këmbët Ndriçim Qafleshi, i cili mometalisht është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.
Dëshmitarë që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur plagosja, thanë për Gazetën Sinjali, se pasi që e ka plagosur, i dyshuari i është afruar Ndriçimit, ia ka futur dorën në xhep nga ku ka nxjerrë telefonin e tij celular.
Nga telefoni i të plagosurit, dëshmitarët i thanë Sinjalit se i dyshuari ka fshirë diçka dhe më pas është larguar me vrap.
Policia ka njoftuar se është ende në kërkim të të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.
Madje, pak minuta pas rastit, policia kishte kontrolluar edhe një ndërtesë që ndodhet afër vendit ku ndodhi plagosja./Gazeta Sinjali/