Policia ka arrestuar një shtetas të huaj për shkak të dyshimit se e ka rrëmbyer dhe dhunuar një femër në Prishtinë, po ashtu shtetase e huaj, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të policisë, gjithçka kishte ndodhur pa dëshirën e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Sinjali/