image I gjendet armë brenda në shkollë, arrestohet nxënësi në Gjilan

Kosovë

Policia/ I gjendet armë brenda në shkollë, arrestohet nxënësi në Gjilan

news image

Një person është arrestuar në një shkollë të Gjilanit, për armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që brenda objektit shkollor gjatë procesit mësimor, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/