I ftohti polar pritet të arrijë edhe në Ballkan gjatë muajit shkurt, parashikojnë sinoptikët, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas trendit statistikor të parashikimeve të motit, gjatë këtij muaji do të ketë ulje të ndjeshme temperaturash disa gradë nën minus, në pothuajse të gjithë Europën.
I ftohti polar sipas sinoptikanëve pritet të përfshijë Ballkanin, por edhe Italinë mes datave 5 dhe 13 shkurt.
Sinoptikanët shpjegojnë se vorbulla e të ftohtit polar që është krijuar në veri është e detyruar të lëvizë si pasojë e rrymave të ajri dhe ajo konkretisht po shpërthen në tre segmente./Gazeta Sinjali/