image Filmoi disa femra duke bërë dush në shtëpinë e tyre, arrestohet një person në Prizren

Siguri

Filmoi disa femra duke bërë dush në shtëpinë e tyre, arrestohet një person në Prizren

news image

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Prizren, si i dyshuar për “fotografim dhe incizim të paautorizuar”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detaje se si ndodhi ky rast, ku një person shkoi te një shtëpi në Prizren dhe fotografoi disa femra, duke ua cënuar privatësinë.

E gjitha ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ku një person (emër i njohur për redaksinë) shkoi te një shtëpi dhe filmoi disa femra derisa të njëjtat ishin në tualet, duke bërë dush.

Posa viktimat e shohin të dyshuarin, rastin e raportojnë në Polici, me ç’rast i njëjti kapet dhe dërgohet në stacion policor.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se i arrestuari (i nacionalitetit rom) e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet, derisa po intervistohej në Polici.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/