image I dyshuari për vrasjen e prindërve në Prizren arrestohet në Suedi

Kosovë

Prokuroria/ I dyshuari për vrasjen e prindërve në Prizren arrestohet në Suedi

news image

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se i dyshuari A.H,për vrasjen e prindërve në Prizren është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim.

Vrasja e çiftit që jetonte në Stokholm dhe kishte shtetësi suedeze, ishte bërë lajm në mediat e këtij shteti. Policia suedeze kishte thënë se është e përfshirë në hetime./ Gazeta Sinjali/