Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe ka vdekur në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra.
Policia ka arrestuar në vend një të dyshuar mashkull, nën dyshimin për tentativë vrasje. Sulmuesi as nuk ka tentuar të arratiset.
Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Yamagami Tetsuya, banues në Nara, shkruajnë mediat botërore.
Ai i tha policisë se nuk ishte i kënaqur me ish-kryeministrin japonez dhe se kishte ndërmend ta vriste atë, raportoi NHK.
Ndryshe, pas dorëheqjes si kryeministër i Japonisë në vitin 2020, duke përmendur arsyet shëndetësore, Abe ka mbetur aktiv politikisht.
Ai është shfaqur rregullisht në media për të diskutuar rreth çështjeve aktuale; për shembull, ai i tha televizionit japonez në muajin shkurt se, duhet të diskutojë një ndarje të mundshme të armëve bërthamore me anëtarët e tjerë të NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës.