image I dyshuari për gjuajtjen me armë tentoi t’i ikë Policisë me veturën me targa të Zvicrës

Siguri

I dyshuari për gjuajtjen me armë tentoi t’i ikë Policisë me veturën me targa të Zvicrës

news image

Sot rreth orës 15:00 pati gjuajtje me armë në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, ku u arrestuan katër persona dhe një prej tyre mbeti i lënduar.

Po për arrestimin e tyre, Policisë i doli punë, pasi ata u munduan të ikin nga vendi i ngjarjes. Tre prej tyre u kapën bashkë në një vend, ndërsa i katërti u arrestua në qendër të Prishtinës.

Gazeta Sinjali iu sjellë detaje nga rasti, ku i dyshuari i fundit që tentoi t’i ikë Policisë kishte marrë lëndime trupore nga përleshja.

Si ndodhi rasti?

B.I. ishte një nga të përfshirët në përleshjen fizike, i cili mori edhe lëndime trupore.

Por këto lëndime nuk e ndaluan atë që të tentojë t’i ikë Policisë. Në momentin që Policia arriti në vendngjarje, ai mori rrugën për në qendër të Prishtinës.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se vetura e tij ishte e tipit “Audi A7” dhe kishte targa të Zvicrës.

Por Policia arriti ta kapë atë në rrugën “Agim Ramadani”, që gjendet pas objektit të Teatrit Kombëtar.

/GazetaSinjali/