image I digjet vetura me koktej molotovi policit në Lipjan

Siguri

I digjet vetura me koktej molotovi policit në Lipjan

news image

Dikush është futur në oborrin e shtëpisë së zyrtarit policor me iniciale R.G. (emër i njohur për redaksinë) rreth orës 02:00 pas mesnate dhe dyshohet se ia ka djegur veturën e tij private, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se vetura e tipit “Ford” e cila ishte në pronësi të zyrtarit policor, dyshohet se është djegur me koktej molotovi në Shalë të Lipjanit.

Këto burime bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë rast, ndërsa prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “zjarrvënie”./Gazeta Sinjali/