I dërguari special i presidentit të SHBA-ve, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, sonte do të jetë në Prishtinë, ku do të pritet për një darkë pune nga presidenti Hashim Thaçi.
Grenell do të vizitojë Kosovën, dy ditë pasi që ka ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje me të cilën parashihet fillimi i operimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në relacion Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas./ Gazeta Sinjali/