Një 41-vjeçar nga Kosova u dënua me tre vjet burgim për trafikim të qenieve njerëzore, të mërkurën në gjykatën rajonale në Feldkirch. Ai kishte një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite më radhë keqpërdori dhe shfrytëzoi punëtorët duke i sjellë nga jashtë dhe paguar me një pagë mjaft të ulët, shkruan orf.at, transmeton Gazeta Sinjali.
Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për keq punën e tyre.
Kosovari kishte një kompani për shtruarje të hekurit, një veprimtari kjo në të cilën kushtet e punës kritikohen vazhdimisht. Punëtorët ishin të varur nga punëdhënësi i tyre, sepse ata nuk kishin shkollim adekuat dhe as kontakte shoqërore me persona të tjerë në Vorarlberg.
Kosovari ngarkohej edhe me edhe akuza të tjera. Në mënyrë ilegale dhe pa letra, ai përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishte sjellë në Voralberg tre kushërinj të tij. I akuzuari mori dënimin prej tri vitesh burgim. Ai po ashtu duhet të paguajë një pjesë të parave që nuk ua kishte dhënë punëtorëve të tij, shifra e së cilës është rreth 155 mijë euro. /GazetaSinjali/