image I dënuar për pedofili, ky është mësuesi që “ngriti në këmbë” Beratin pas rikthimit në shkollë

Shqipëri

I dënuar për pedofili, ky është mësuesi që “ngriti në këmbë” Beratin pas rikthimit në shkollë

news image

Ëngjëll Bregu është mësuesi që rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003 dhe i rikthyer në detyrë në një nga shkollat 9 vjeçare të qytetit të Beratit.

Në Berat u raportua rasti skandaloz i rikthimit të tij si mësues në shkollat 9-vjeçare të qytetit. Ishin prindërit e fëmijëve që të shqetësuar denoncuan rastin e rikthimit të tij si mësues Fizike në shkollën “22 Nëntori”.

Menjëherë pas daljes së lajmit në media, u vu në lëvizje DAR Berat duke bërë me dije se e mësuan nga mediat dhe shkarkuan nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 Tetori’.

Mësuesi 62-vjeçar  rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2013. Denoncimi u bë nga fëmijët e prindërve, të cilët të shqetësuar thonë se  Engjëll Bregu është emëruar mësues Fizike në shkollën “22 Nëntori”. Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, raporton TopChannel.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila përmes një shënimi në facebook, ka dënuar rastin e punësimit të mësuesit. Po ashtu ministrja ka njoftuar se ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë ka nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij./GazetaSinjali/