Një 35-vjeçar nga fshati Samaticë në bashkinë Dimal i ka dhënë fund jetës, duke pirë një dozë të fortë “fostoksine”. Mësohet se 35-vjeçari është gjetur i shtrirë në dysheme nga familjarët, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.
Ai ka ndërruar jetë 2-orë pas mbërritjes në spital dhe trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Beratit, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Dashnor Oshafi është një fermer në Samaticë, aktivist i njohur për të drejtat e fermerëve dhe i njohur në çdo protestë, ku ka ngritur zërin për të drejtat e tyre.
Ndër të tjera, ai ka edhe precedent kriminal, i arrestuar në vitin 2016, pasi Gjykata e Napolit në Itali kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë detyruar 35-vjeçarin t’i jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.