image Mbi 1.7 milionë të evakuuar pas goditjes së tajfunit në Kinë

Botë

Mbi 1.7 milionë të evakuuar pas goditjes së tajfunit në Kinë

news image

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, duke u bërë stuhia e dytë që prek vendin brenda vetëm një jave.

Tajfuni “Bavi” preku fillimisht brigjet e qytetit Taizhou dhe më pas Wenzhou, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme. Sipas raportimeve, stuhia kishte një shtrirje prej rreth një mijë kilometrash.

Autoritetet kineze kanë evakuuar më shumë se 1.7 milionë persona nga zonat e konsideruara më të rrezikuara. Gjithashtu, janë pezulluar mësimi, puna dhe aktivitetet në ambiente të hapura.

Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa disa linja hekurudhore janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda atmosferike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse tajfuni ka humbur fuqinë dhe është shndërruar në një stuhi të fortë tropikale, meteorologët paralajmërojnë se reshjet e mëdha vazhdojnë të paraqesin rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Më herët, stuhia shkaktoi dëme edhe në Japoni dhe Tajvan, ndërsa në Filipine rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet lanë të vdekur të paktën 17 persona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/