image I dehur rrah policin në Prishtinë

Siguri

I dehur rrah policin në Prishtinë

news image

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve që ka pësuar nga sulmi i qytetarit.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari që ka sulmuar fizikisht policin ishte nën ndikim të alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës, rreth orës 00:05, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë./GazetaSinjali/