image I burgosuri në rastin “Kumanova”: Çka mund të presim nga armiku kur shteti ynë na quan “terroristë”?

Kosovë

I burgosuri në rastin “Kumanova”: Çka mund të presim nga armiku kur shteti ynë na quan “terroristë”?

news image

I burgosuri në rastin “Kumanova”, Bajram Elshani, ka pyetur se çfarë mund të pritet nga armiku kur shteti i vet e quan terrorist.

Elshani tha se është i prekur nga deklarata e Blerta Deliut. Gjithashtu, tha se të gjithë familjarët e tyre janë shokuar me deputeten e Kuvendit.

“Jemi prekur pak nga deklarata e Blerta Deliut. E cila vjen nga një familje që ka humbur 22 anëtarë të familjes. Nëse ka diçka personale me ministren Haxhiu, le të merret me atë, por të mos na përziej me neve”.

“Të gjithë familjarët tanë janë të shokuar kur një deputete e Kuvendit të Kosovës flet kështu”, është shprehur Elshani në T7.

“Portalet këtu kanë filluar të shkruajnë për neve ‘Shiko si i quan shteti i vet terroristë’, çka presim ne prej armikut”, shtoi Elshani./GazetaSinjali/