image I bllokuar në makinë për shkak të stuhisë, 81-vjeçari mbijeton për 6 ditë duke ngrënë dëborë dhe biskota

Botë

I bllokuar në makinë për shkak të stuhisë, 81-vjeçari mbijeton për 6 ditë duke ngrënë dëborë dhe biskota

news image

Kishte kaluar gati një javë që nga dita kur 81-vjeçari doli nga shtëpia e tij në mal në Big Pine, Kaliforni, për t’u kthyer me makinë te gruaja e tij në Nevada, por kaluan ditë dhe nuk asnjë shenjë nga i moshuari.

Më në fund, pas gjashtë ditësh, ish-punonjësi i NASA-s u shpëtua nga dëbora, ku kishte mbijetuar me disa biskota dhe disa brioshë.

image 65

“Ishte shumë e vështirë për ne të mendonim se një njeri mund të bënte kaq shumë me jetën e tij, të krijonte një trashëgimi të tillë dhe më pas të bllokohej në makinë dhe të vdiste nga hipotermia,” tha nipi i tij për BBC.

Jerry Jouret u bllokua nga stuhia që ka goditur Kaliforninë këtë muaj.

Të paktën 13 të vdekur janë raportuar në shtet si pasojë e stuhisë. Autostrada e Jerry-t mbeti e bllokuar në dëborë më 24 shkurt.

Por 81-vjeçarin nuk e zuri paniku. Në vend të kësaj ai vuri në praktikë atë që kishte mësuar nga shumë episode të shfaqjes televizive “Survivor” që kishte parë me gruan e tij, Sharon.

Jerry mbante veshur vetëm një xhaketë të hollë dhe ngrohej me një jorgan të hollë dhe një peshqir hoteli që gjeti në makinë. Matematikani e ruajti baterinë e makinës për tre ditë e gjysmë duke e fikur automjetin në mënyrë periodike.

Për ujë, rrokullisej nga dritarja për të ngrënë borë. Për ushqim, konsumoi ato pak që kishte në automjet, biskota dhe brioshë. Bateria e makinës ra dy ditë para se i moshuari të gjendej. Ai u vu re nga helikopterët e shpëtimit që po e kërkonin dhe për habinë e mjekëve nuk kishte asnjë shenjë hipotermie.

/GazetaSinjali/