image I biri vret nënën e tij pasi u konvertua në krishterim

Botë

I biri vret nënën e tij pasi u konvertua në krishterim

news image

Një rast tragjik ka ndodhur në Izrael, pasi që i biri ka mbytur nënën e tij, e cila nga islami është konvertuar në krishterim, shkruan Gazeta Sinjali.

 27-vjeçari, po akuzohet për vrasje me paramendim.

46-vjeçarja u gjet e vdekur përgjatë lumit Jordan në pjesën veriore të Izraelit, vetëm një ditë pasi djali e kishte mbytur për shkak se ajo kishte kaluar nga islami në krishterim.

I dyshuari Muah Hib, 27 vjeç, e kishte ngulfatur të ëmën Rasha Muklash, me litar apo me duar derisa ndërroi jetë.

Siç raporton Times of Israel, në aktakuzë thuhet që Hib e ka varrosur në një gropë septike, duke e mbuluar me gurë dhe gjethe, transmeton Gazeta Sinjali.

Hib të hënën u akuzua zyrtarisht për vrasje me paramendim.

Viktima në vitin 2006 ishte braktisur nga bashkëshorti dhe pesë fëmijët, pasi ishte zhvendosur nga Zarziri në Nof HaGalil, ku edhe u konvertua në krishterim.

Ky veprim nervozoi Hibin, ku për këtë prokurorët besojnë se kjo mund të jetë arsye për kryerjen e vrasjes.

Gjithashtu pretendohet se ai e kishte planifikuar vrasjen, duke marrë parasysh se ishte takuar me të ëmën në afërsi të Nazaretit. /GazetaSinjali/