image Hysni Gucati sot do të paraqitet në Gjykatën Speciale

Drejtësi

Hysni Gucati sot do të paraqitet në Gjykatën Speciale

news image

Për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, sot do të paraqitet Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati.

Arrestimi i Gucatit u krye me 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.

Paraqitja e parë e Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet. /Gazeta Sinjali /