image Hyseni: Protesta e PSD-së shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare

Politikë

Hyseni: Protesta e PSD-së shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare

news image

Zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni ka reaguar pas protestës së sotme të PSD-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Hyseni ka thënë se kjo protestë ishte një nga protestat e rralla për një kauzë reale dhe në interes të qytetarëve.

Në anën tjetër, Hyseni ka thënë se kjo protestë ka shpërfaqur mjerim të opozitës parlamentare.

“Protesta e PSD-së sot është, mbase një nga protestat e rralla për një kauzë reale, tokësore, në interes të qytetarit të Kosovës. Protestë kundër mashtrimit dhe manipulimit! Në të njejtën kohë, kjo protestë shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare të Kosovës. Opozitë kalkulante, pothuaj inekzistente. Opozitë, larg halleve dhe interesave qytetare! S.H.”, ka shkruar ai.  /GazetaSinjali/